Opoja.net

MASHTI përseri merr vendim për ndërprerjen e mësimit plotësues për klasat e 9-ta

Opoja
MASHTI përseri merr vendim për ndërprerjen e mësimit plotësues për klasat e 9-ta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit plotësues për nxënësit e klasave të 9-ta, si masë parandaluese dhe mbrojtëse për shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve, stafit të angazhuar dhe familjeve të tyre.

Ky vendim është marrë për shkak të situatës së krijuar gjatë kësaj jave dhe duke u bazuar në informatat e pranuara nga tereni, ku është konstatuar se nuk po respektohen disa nga masat e rekomanduara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe IKSHPK, e në veçanti distanca fizike, mbajtja e maskave, mbajtja e higjienës personale, matja e temperaturës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) deri më sot ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për parandalimin e COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve të përfshirë në procesin e mësimit plotësues dy javor dhe përgatitjeve për Testin e Arritshmërisë”, thuhet në Vendim, me të cilin janë obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) që ta zbatojnë deri në një vendim tjetër.

MASh është e përkushtuar me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për përkrahje të DKA-ve për përfundimin me sukses të vitit shkollor 2019/2020, të vetëdijshëm për sfidat me të cilat po përballemi në kohë pandemie.

Loading...

Mos i humb

178 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 1 rast në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Opoja.net

Rifillon shqyrtimi ndajë deputetit Adem Hoxha, i akuzuar për sulm dhe kanosje

Opoja.net

Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për përdorim të paautorizuar të narkotikëve

Opoja.net

“COVID-19 nuk ekziston”, lufta me dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe pasojat për Kosovën

Opoja.net

Gazetari ynë po e mposht virusin Covid-19!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net