Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Mërgim Mavraj vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Hamburgut.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kalon një formë fantastike me ekipin e tij të ri tek i cili u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mavraj, ashtu si edhe shoku i tij i skuadrës, Papadopulos është përzgjedhur në 11-ëshen më të mirë të gazetës gjermane Kicker pas paraqitjes fantastike në udhëtim te Leipzig ku Hamburgu shkatërroi 3:0 ekipin që renditet në vendin e dytë të Bundesligës.

Në përballjen e së shtunës, Mavraj fitoi pjesën më të madhe të dueleve dhe kjo ka bërë që ai të marrë notën 2 nga gazeta gjermane.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-