Mbahet mbledhja e shtabit emergjentë, situata vlersohet e menagjueshme

Opoja.net Opoja.net Opoja

MBAHET MBLEDHJA E KKSB-së

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Në këtë mbledhje u diskutua për situatën aktuale me COVID-19 dhe për sigurinë e përgjithshme në komunën e Dragashit. Në hapje të takimit, kryetari Shabani shprehu ngushëllime për familjen e Fari Piraj-Komandantin e Njësitit Profesional të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Po ashtu njoftoi të pranishmit për rendin e ditës dhe në vazhdim tha se bazuar në të dhënat që kemi nga terreni mund të themi se në komunën e Dragashit edhe përkundër gjendjes së rënduar javëve të fundit, situata është e menagjueshme për vetë faktin se jemi ne zonën e gjelbër. Njëherit shprehu falënderimet për stafin shëndetësor, inspektoriatin, policinë e Kosovës, task forcat në nivel të shkollave dhe DKA-së, Bashkësisë Islame, Kryqit të Kuq etj.

Ai, po ashtu vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunën tonë është e qetë dhe stabile. Po ashtu, komandanti i Stacionit të Policisë në Dragash Shaqir Uka potencoi se gjendja e sigurisë është e kënaqshme dhe stabile, me përjashtim të disa zjarreve të vogla dhe se janë realizuar planet operative.

Edhe Kapiten Shpresim Ramadani tha se gjendja e sigurisë në vijën dhe pikat kufitare është e menagjueshme dhe falënderoi publikisht kryetarin e komunës për dezinfektimin e pikave kufitare.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-