Opoja.net

Mbi 24 mijë nxënës i nënshtrohen sot pjesë së parë të testit të arritshmërisë

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të arritshmërisë i cili do të mbahet në 176 qendra të testimit, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues.

Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit.

Nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë për t’u përgjigjur në pyetjet e parashtruara, për të cilat MAShTI shpreh bindjen se do të jenë në përputhje me atë çfarë nxënësit kanë mësuar gjatë shkollimit.

Duke qenë se i tërë procesi organizohet në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët e përfshirë në proces, si dhe respektim të plotë të rregullave të caktuara.

Sa i përket uljes së përqindjes së pikëve për regjistrim në shkolla të mesme të larta, nga 60 në 40 përqind, Nagavci është shprehur se qëllimi i vetëm ka qenë që nxënësit të mos penalizohen për punën që kanë bërë për nëntë vite, vetëm sepse gjatë ditës së testimit kanë mund të mos japin maksimumin.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net