Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Dragashit për hidrocentralet

Opoja.net Opoja.net Lajme

Nesër (enjte) në Dragash do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme me kërkesë të disa këshilltarëve komunal të komuniteteve, por i mbështetur edhe nga asambleisti i Vetëvendosjes, Laurat Krasniqi, njofton OpojaSot.com.

Asambleisti i Vetëvendosjes në Dragash, përmes një njoftimi në Facebook ka përshëndetur iniciativën e komunitetit jo-shumicë lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në Komunën e Dragashit.

Krasniqi thotë se ndjehet i befasuar për mos mbështetjen e subjektit tjetër opozitar LDK, për këtë iniciativë.

Postimi i Laurat Krasniqit

E kam mbështetur kërkesën e kolegëve nga komuniteti jo-shumicë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në qytetin tonë.

Është për t’u përgëzuar gatishmëria e kolegëve në kuvend ku shumë nga ta janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe i kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance. Gjithashtu, është shqetësues fakti se si subjekti i LDK-së në Sharr të cilët thirren në opozitë, nuk e kanë mbështetur këtë iniciativë.

Do të jam kundër secilit investim që bëhet në qytetin tonë ku nuk do të ketë përfshirje të komunitetit në vendimmarrje./OpojaSot.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-