Mbreti dhe bujku

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lavronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha:

– O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?- Bujku iu përgjigj:

-Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.- Mbreti i tha:

-Sa merr për punën që bën?

-Katër para për çdo ditë.- Mbreti e pyeti përsëri:

-A të mjaftojne ty këto para?

-Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Allahut.- Mbreti i tha:

-Kjo është një enigëm, që unë nuk e kuptoj?!… -Bujku i thotë:

-Ta shpjegoj unë, o zotëria im:

Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time. Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të shtyrë në moshë dhe nuk munden të punojnë, ndërsa paren që e jap hua është paraja që e shpenzoj për fëmijët e mi. Unë i edukoj, i ushqej, i veshmbath dhe kur plakem do të ma kthejnë huanë, ndërsa paranë që e jap në rrugë të Allahut është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sëmura.- Mbreti i tha:

-Bravo të qoftë, o njeri.

Mbreti i la bujkut një shumë parash dhe shkoi i çuditur nga urtësia e bujkut të thjeshtë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-