Sot në orët e mesditës një 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.
Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.
BalkanWeb njofton se në plazhin e Velipojës ende mungojnë në disa subjekte rojet bregdetare, ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh, ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor. /bw/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.