“MEKA Halal Food” prezenton çmimin “Trofeu i artë”

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Prishtinë, 2 prill 2015. Në ceremoninë e prezantimit të Çmimit ndërkombëtar (Trofeut të artë) për cilësi të produkteve “MEKA Halal Food”.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Aleancës Kosovare të Bizneseve në Prishtinë në prani të një numri të konsideruar të personaliteteve nga fusha e biznesit, politikës dhe medieve.
Trofeu i artë është një nga çmimet më prestigjioze në botë i cili ndahet për cilësi ndërkombëtare të produkteve dhe menaxhimit. Ky trofe i është ndarë kompanisë “MEKA Halal Food” më 22 mars 2015 në Gjenevë të Zvicrës dhe pa dyshim se përbën një nga evenimentet më të rëndësishme për prodhuesin e Kosovës e në veçanti për familjen Piraj nga fshati Pllavë i komunës së Sharrit dhe njëherësh është kurorëzim i punës dhe përkushtimit 23-vjeçar të vëllezërve Piraj.
Drejtori i kompanisë “MEKA Halal Food”, z. Burim Piraj, me rastin e prezantimit të Trofeut në Prishtinë, ka theksuar se këtë çmim ua dedikojmë konsumatorëve tanë e në veçanti prodhuesve kosovarë që për 15 vite në vendin e vetë janë të shtypur nga politikat e pafavorshme fiskale!

Më duhet ta pranoj se u ndjeva krenar që fituesit e këtij Trofeu të rëndësishëm janë opojanë (bashkëvendës të mi) dhe shfrytëzoj rastin që t’i uroj nga zemra për këtë çmim prestigjioz!

Shkruan: Demir Reshiti

image

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-