Opoja.net

“MEKA HALAL  FOOD” rrit bashkëpunimin me Portalin “OPOJAnet”

Opoja
“MEKA HALAL  FOOD” rrit bashkëpunimin me Portalin “OPOJAnet”

Projekti partneritet I bizneseve ka sjellur bashkëpunimin në mes fabrikës së prodhimit të mishit “MEKA HALAL FOOD” dhe Portalit “OPOJAnet”.

Pronari I kompanisë vendore “MEKA”, Burim Piraj, e ka përkrahur që nga hapja Portalin “OPOJAnet” mediumi I cili prodhon lajme vendore, nga Kosova, Rajoni e Bota, gjithashtu edhe lajme të kategorive të ndryshme. Ky bashkëpunim ka zgjatur që 5 vite ndërsa pas takimit të fundit ky bashkëpunim do të rritet dhe do të jetë më I avancuar duke sjellur partneritet në mes dy bizneseve vendore.

Kompani Kosovare “MEKA”, është e njohur në mbarë botën me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe i gjedhit.

Gjatë takimit është biseduar për të arriturat e kësaj fabrike, gjithashtu është biseduar edhe për mediumet dhe përkrahjen e tyre.

“Kjo kompani është e certifikuar me standardet më të larta europiane dhe se tregu i saj është çdoherë e më shumë në rritje duke qenë besueshmëria dhe kualiteti në plan të parë”, ka theksuar ndër të tjerat Burim Piraj.

Në këtë takim është biseduar edhe për ngjarjet që po ndodhin kohët e fundit në trevën e Opojës dhe në Komunën e Dragashit. /Opoja.net

 

Loading...

Mos i humb

Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj ka pritur sot në takim Igballe Potera – kryetare e Olimpiadës Speciale të Kosovës

Opoja.net

Kryetari Shabani, priti në takim z. Serdar Özaydın nga ambasada e Turqisë në Kosovë

Opoja.net

Kur do të ndërpritet mësimi paralel në shkollat e Gorës së Sharrit?

Opoja.net

Dhjetëra familje në Dragash janë mbështetur me pako ushqimore nga “Shoqëria e Bashkuar”

Opoja.net

Kampioni i tenderëve: Ish-kandidati i PDK-së fiton 21 tenderë në Dragash

Opoja.net

Aktivitetet për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net