Opoja.net

Mentor Mejzini përjetësisht i Feniksit (Foto)

Opoja Personazhe
Mentor Mejzini është një nga lojtarët më të mirë në Kosovë në lojën e futsallit. Në përjashtim të një muaji e gjysmë kur ishte pjesë e skuadrës çeke Benagon, Mentori pjesën tjetër dhjet vjeçare e ka kaluar te skuadra e Feniksit.
Me këtë të fundit edhe e filloi karrierën në këtë sport. “Si fëmijë kam luajtur futboll, por nuk kam ushtruar në asnjë shkollë të futbollit. Kam ushtruar edhe në klubin e Liqenit nga Dragashi dhe Ferronikelin nga Drenasi, por në një periudhë relativisht të shkurtër. Më pas kam jam regjistruar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe në vitin 2004 kam filluar të merrem me fustall, por atë vit kur u themelua Feniksi. Gjithmonë kam qenë i dhënë pas futbollit të vogël”, ka thënë për “Epokën e re”, Mentor Mejzini.
Lojtari në fjalë gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare me Feniksin ka pasur suksese, por sukseset nuk munguan edhe në aspektin personal. “E kam filluar më këmbë të mbarë këtë sport. Qysh në vitin e parë kur është formuar liga e futsallit jam shpallur futbollisti dhe golashënuesi më i  mirë i ligës. Edhe një herë tjerë kam qenë golashënuesi më i mirë. Në vitin 2013 sërish kam qenë lojtari më i mirë”, ka treguar Mejzini. Pavarësisht ofertave të shumta, përfshirë edhe ato nga Shqipëria, Mejzini i ka mbetur besnik klubit nga Drenasi. “Jam i lidhur shumë për këtë klub. Ofertat nuk kanë munguar asnjëherë, as këtu në Kosovë, as në Shqipëri. Por, asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk po mendoj të largohem. Njerëzit që e drejtojnë Feniksin janë shumë të mirë dhe korrektë me mua”, ka shtuar ai.
Mentor Mejzini është përfaqësues edhe i Shqipërisë në Futsall. Ai para dy javësh është pajisur me pasaportën shqiptare dhe është shumë optimist se kuqezinjtë do të dalin të suksesshëm në Moldavi. “Ky është viti i dytë që jam pjesë e Shqipërisë dhe para dy jave e kam marr edhe pasaportën shqiptare. Më 13 janar shkojmë në Moldavi, ku do të kemi kualifikimet për kampionat botëror. Gjasat janë të mëdha për t’u kualifikuar në raundin e parë, sepse kemi një grup jo të fortë. Pastaj do të kemi më vështirë. Ne duhet t’i kalojmë dy grupe sepse e kemi kuotën e vogël”, ka thënë Mejzini. Në fund kapiteni i Feniksit, Mentor Mejzini, ka folur edhe për synimet e skuadrës së tij në këtë kampionat. “Synimet tona nuk ndryshojmë. Synojmë të shpallemi kampionë dhe fitues të Kupës së Kosovës”, ka deklaruar Mejzini.

Një i infektuar sot me Covid-19 nga Dragashi

Opoja.net

Tri klasë model për parafillorët në shkollat e komunës së Dragashit

Opoja.net

Nga e enjtja pritet mot më i butë, temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 11°C

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net