Opoja.net

Mëshira midis të afërmve

Islame
Mëshira midis të afërmve

Në kohën e garimit pas dynjasë, shumë njerëz nuk duan dhe as nuk kanë kohë për t’i vizituar të afërmit. Të gjitha shoqërimet janë reduktuar në kafene. Përkundër posedimit të veturës, celularit, përsëri nuk po kanë kohë për ta thirrur e lëre më për ta vizituar familjen.

Dikur kanë ecur në këmbë dhe më shpesh është vizituar familja sesa tani. Ku është problemi? Televizori është bashkëbiseduesi ynë. Ne kalojmë mijëra orë duke shikuar televizorin, kurse flasim se jemi të zënë. Po gënjejmë!

Nuk e di se a do të mund ta justifikojmë veten kaq lehtë para Allahut. Ka humbur afërsia dhe dashuria familjare. Kjo neve po na mungon, jo koha. As dhuratat (qeset) nuk janë pengesë për vizita, sepse të pasurit më pak po i vizitojnë të afërmit, bile ata kanë para dhe nuk është problemi i dhuratave.

Dhuratat ose hedijet, në të vërtetë, i afrojnë dhe forcojnë dashurinë midis të afërmve. Askush nuk është varfëruar nga dhuratat as nuk është pasuruar. Ato janë shenjë e respektit dhe dashurisë.

Thotë Pejgamberi (savs): “Me të vërtetë vizita e të afërmve prodhon dashuri në familje, e rrit pasurinë dhe e zgjat jetën.” [Tirmidhiu]

Ai që jeton më dobët, ai që nuk ka para, le t’i vizitojë të afërmit e tij, dhe pastaj Allahu do t’i japë. Për këtë mos të ketë dyshim.

Kjo, se do të jetojë më gjatë, mund të kuptohet fjalë për fjalë tekstualisht ose metaforikisht; që pas vdekjes së tij, të afërmit e tij do ta kujtojnë dhe do të bëjnë lutje për të, e në këtë mënyrë e zgjasin kujtimin për të. Mirëpo, si do ta dojë familja dhe do ta njohë, nëse nuk e viziton.

Kush i ndërpret lidhjet me të afërmit, ai e ka ndërprerë lidhjen me Allahun dhe atij i ndalohet hyrja në xhenet. Është e ndaluar qëndrimi në shoqëri me dikë që nuk flet me familjen e tij, sepse mbi të është mallkimi i Allahut, andaj nuk është mirë të qëndrojmë me të mallkuarin. Nuk e dimë nëse Xhibrili edhe këtë tashmë e ka ngritur?

/Përkthim: Miftar Ajdini/

Loading...

Mos i humb

Për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre t’i shohin në namaz

Opoja.net

Sa bukur është ta gëzosh bashkëshortin (bashkëshorten) tënd

Opoja.net

Bëje të lumtur nënën tënde, të të lumturojë Allahu!

Opoja.net

Kujdesuni për familjen tuaj

Opoja.net

Fjala e bukur, falja e gabimit dhe gatishmëria për fillim të ri

Opoja.net

Ç’thotë Kur’ani për njeriun?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net