Milani zhgënjen në udhëtim te Torino, “buzëqesh” Amir Rrahmani me shokë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Milan ka mbetur pa pikë nga udhëtimi në Torino.

Skuadra e Stefano Pioli, Milan është mposhtur në udhëtim kundër Torinos, me rezultatin 2:1.

Milan pësuan dy gola të shpejtë, brenda dy minutave, për të marrë goditjen nga e cila s’u kthyen dot në lojë.

Koffi Djidji realizoi në minutën e 35’, kurse Aleksey Miranchuk në minutën 37’, për epërsinë e dyfishtë të Torino.

Milan arritën të reagonin tek në minutën e 67’, me anë të Junior Messias, por asgjë më shumë se kaq.

Kjo humbje e lë Milanin prapa në hap me Napolin. ‘Rossoneri’ kanë 26 pikë në pozitën e tretë, kurse Napoli ka 32 në pozitën e parë. Atalanta është e dyta me 27.

Torino merr pikët e 17 dhe qëndron në pozitën 9.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-