Ministri Abrashi dhe kryetari Shabani inspektuan punimet në rrugën Dragash-Restelicë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi bashkë me kryetarin e komunës, Shaban Shabani, zv/ministrin e Infrastrukturës, Hamza Balje dhe deputetin e zonës, Adem Hoxha vizituan punimet që po kryhen në rrugën Dragash-Restelicë, deri në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Rruga që lidh fshatrat e kësaj ane, do të asfaltohet deri në kufi me Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe ekonomisë.

Edhe 1.2 kilometra që ka mbetur, do të futen në buxhetin e vitit të ardhshëm për ta finalizuar infrastrukturën e kësaj pjese shumë të bukur të Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-