Ministri Peci: Javën e ardhshme dihen bujqit përfitues të subvencioneve

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot gjatë ditës qëndroi për vizitë në fshatin Domanek të Drenasit, ku u prit nga bujqit e këtij fshati, shumica e të cilëve veçse ishin duke zhvilluar aktivitetin e tyre bujqësor.

Me këtë rast, ministri i BPZhR-së, Faton Peci i njoftoi se procesi i vlerësimit të aplikacioneve për Programin për Pagesa Direkte për këtë vit është drejt përfundimit dhe se nga java e ardhshme do të bëhen të ditur edhe përfituesit në kuadër të këtij programi.

“Bujq të tillë, të vyer ka në të gjithë Kosovën, e unë si ministër do të vazhdoj që të punoj në të mirë të sektorit të bujqësisë, duke i trajtuar këta bujq me dinjitet ashtu siç edhe e meritojnë”, u shpreh pas këtyre vizitave ministri Peci.

Sipas një komunikate, familjet të cilat i vizitoi ministri Peci kultivonin lloje të ndryshme të kulturave bujqësore, secila më me potencial se tjetra, siç janë: grurë, misër, lajthi, gështenja, arra, etj. për të cilat ministri premtoi se do të vazhdojmë t’i përkrahim.

Ndërsa, nga ana tjetër bujqit nga fshati Domanek e njoftuan ministrin se falë rritjes së mbështetjes financiare përmes Programit për Pagesa Direkte, do të dyfishojnë sipërfaqet me të mbjellat vjeshtore e pranverore.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-