Ministria e Mbrojtjes së Kosovës hap konkursin për rekrutimin e kadetëve në universitetet ushtarake të rajonit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Dje, Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, priti në një takim zyrtarët nga Ministria Mbrojtjes e Kosovës, siç ishin znj. Lejla Loci Behluli, shefe e zyrës për çështje të komuniteteve, dhe major Muharrem Asllani, oficer i Njësisë për Çështje të Komuniteteve.

Në këtë takim, përfaqësuesit nga Ministria e Mbrojtjes informuan Kryetarin Xheladini për hapjen e një konkursi për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024. Kadetët do të studiojnë në qendrat universitare dhe akademitë ushtarake në Kosovë, Shqipëri, Turqi, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

Pas takimit, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së bashku me kreun e DKA-së vizituan ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Ata inkurajuan edhe nxënësit nga radhët e komuniteteve të kësaj shkolle që të bëhen pjesë e këtij konkursi për kadetë të rinj.

Ky konkurs është një mundësi e mirë për të rinjtë e komuniteteve në Kosovë për të ndjekur studimet në fushën ushtarake dhe për të shërbyer shtetin e tyre në të ardhmen.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-