Ka përfunduar fraksioni i parë i lojës në miqësoren ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Kombëtares së Italisë.
Kampionët në fuqi të Evropës po avancojnë 1:2 në stadiumin “Air Albania” ndaj të përzgjedhurve të trajnerit Edi Reja, shkruan Demokracia.com.
Shqipëria ishte e para që kaloi në avantazh me futbollistin nga Kosova, Ardian Ismajlin që zhbllokoi shifrat pas shënimit me kokë.
Italia u kundërpërgjigj vetëm katër minuta më vonë me Di Lorenzon që barazoi shifrat. Përmbysjen për Italinë e solli Grifo në minutën e 25-të pas një gabimi nga mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.
Stadiumi në kryeqytetin shqiptar është i stërmbushur me tifozë duke e përcjellur këtë takim kontrollues.
Vlen të përmendet se ky ballafaqim po gjykohet nga gjyqtarët nga Kosova. Genc Nuza është gjyqtar kryesor, ndërsa po ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.