Mjeku nga Bellobradi me sukses operoi Halil Kastratin

Opoja.net Opoja.net Opoja

Dr. Hatim Baxhaku, me sukses po i mjekon Yjet mbarëshqiptare. Së fundmi, ai e ka operuar me sukses edhe humanistin e njohur nga Kosova, Halil Kastratin, i cili ia kishte besuar shëndetin spitalit privat “Ortomedica”, ku përvojën e tij deri në pension, dr. Baxhaku po e vazhdon si kirurg i mirënjohur, e të cilin po e asiston djali i tij, Sylejmani.

Pasi është liruar për në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore, vetë Kastrati ka njoftuar publikun se po ndihet mirë dhe se do të vazhdojë aktivitetin e tij prej humanisti. “Unë ia dola edhe kësaj sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit që i bënë për mua dhe shëndetin tim. Një falënderim i veçantë shkon për spitalin ‘Ortomedica’, si dhe doktorin, Hatim Baxhaku.

Unë kam filluar ta marr veten dhe, pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës sime”, është deklaruar Kastrati.
Kujtojmë se, dr. Hatim Baxhaku, së fundmi kishte operuar me sukses karateistin e njohur shqiptar, Enver Idrizin.

Si një kirurg i suksesshëm dhe i njohur në trojet shqiptare, dr. Baxhaku ka fituar besimin e shumë yjeve shqiptarë, pas besimit që kishte arritur me kohë tek popullata.

(Suel AHMETI)

Marrë nga Radio Sharri – Dragash.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-