Opoja.net

MKRS-ja investon 1.6 milionë euro në palestrën sportive në Dragash

Dragashi do të bëhet me palestër të sporteve, falë investimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i këtij dikasteri, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e këtij qyteti Shaban Shabani, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e kësaj palestre që ka kosto 1.6 milionë euro.

585

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

“Ka qenë një zotim i yni që qytetarët dhe sportistët e Dragashit ti bëjmë më infrastrukturë moderne dhe jam shumë i lumtur që po e jetësojmë një projekt shumë kapital”.

“Sigurisht që projektin që po e fillojmë sot është një prej palestrave më moderne që po ndërtojmë së fundmi në krejt Kosovën. Ka një kosto prej 1.6 milionë euro dhe është zotim i yni. Kemi mjete financiare të planifikuara deri në përfundimin e këtij projekti”.

“Bashkë më kryetarin e komunës do të jemi të fokusuar që këtë projekt ta përfundojmë sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët e Dragashit të zhvillojnë aktivitetet e tyre”, ka thënë ministri.

E kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ka falënderuar ministrin Kujtim Gashi për realizimin e këtij projekti.

Ai ka thënë se ky qytet ka pasur nevojë për realizimin e këtij projekti.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net