Monitorohen nga afër shkollat e komunës së Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja
Sot shefi i Inspektorëve të Arsimit Defrim Gashi së bashku me Drejtorin e Arsimit në Dragash Vloran Cenaj kanë monitoruar nga afër gjendjen e shkollave në komunën e Dragashit.
Të hënën më 14 shtator, fillon pjesërisht procesi mësimor në shkolla. Jemi përpjekur maksimalisht që t’i bëjmë përgatitjet në përputhje me Udhëzuesin e Përgjithshëm të MASH dhe rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së.
Varësisht nga numri i nxënësve nëpër klasa dhe varësisht nga hapësirat ekzistuese që i kemi nëpër shkollat e komunës sonë, këtë të hënë mësimin e fillojnë këto klasa sipas shkollave:
✅ SHML “Ruzhdi Berisha”në Dragash ” – Klasat e 10-a.
✅ Shfmu “Ilmi Bahtjari” në Blaç – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5, dhe 6.
✅ Shfmu “Samidin Emini” në Kuk – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5, dhe 6.
✅ Shfmu ” 28 Nëntori” Brodosanë – Klasat 0,1, 2, 3, 4, 5, dhe 6.
✅ Shfmu “Ulina” në Kosavë – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
✅ Shfmu “Fetah Sylejmani “në Dragash – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
✅ Shfmu ” Svetlost ” në Krushevë – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5, dhe 6.
✅ Shfmu “Restelica ” në Restelicë – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5, dhe 6.
✅ Shfmu “Zenuni” në Brod – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5, dhe 6.
✅ Shfmu “9 Maji” në Rapçë – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5, dhe 6.
✅ Shfmu ” 25 Maji” në Vraniç – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
✅ Shfmu “Shaban Shabani ” – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
✅ Shfmu “Sezai Surroi ” në Bellobrad – Klasat 0, 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
Më 21 shtator do të fillojnë mësimin klasat 7, 8, 9, 11 dhe 12.
Këto klasa do të fillojnë mësimin më 21 shtator si mësim i kombinuar me prezencë dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim në distancë.
Përgjegjës për hartimin e orarit të mësimit dhe mbarëvajtjes së procesit edukativo – arsimor nëpër shkolla janë drejtorët e shkollave dhe task forcat e themeluara të shkollave për mbajtjen e mësimit në kushte e rrethana pandemie.
Urojmë fillim të mbarë të vitit të ri shkollor!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-