Kandidatja e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, pritet të thyejë rekordin e votave që ndonjë lider partiak ka marrë ndonjëherë në zgjedhje [pas shpalljes së pavarësisë] duke kaluar shifrën e 200,000 votave, pa u numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Sipas Kanal10, në këto zgjedhje Vjosa Osmani ka marrë 206,570 vota.
Më këtë rezultat Vjosa Osmani ka tejkaluar Albin Kurtin që në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marrë 183,952 vota
Kujtojmë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka garuar në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.