Opoja.net

Mos bëni gjykime të shpejta për njerëzit

Islame
Mos bëni gjykime të shpejta për njerëzit

Në një vend të vogël
jetonte një piktor i vjetër, i cili kryesisht pikturonte natyrën. Pikturat e
tij ishin shumë të bukura dhe me cilësi të lartë, por përkundër kësaj, ai i shiste
me një çmim të volitshëm dhe prej saj jetonte mirë.

Një ditë, një njeri i
varfër i atij vendi shkoi tek ai dhe i tha: “Ti po fiton shumë para nga
puna jote, pse nuk ju ndihmon njerëzve tanë të varfër? Pse nuk e ndjek
shembullin e kasapit tonë, i cili nuk ka shumë para, por çdo ditë ju shpërndan falas
mish njerëzve të varfër në fshatin tonë.”

Piktori nuk iu përgjigj,
por vetëm buzëqeshi. Njeriu i varfër u largua nga shtëpia e piktorit me
zemërim, dhe filloi të përhapë lajme në të gjithë fshatin se piktori ishte njeri
i pasur, por shumë koprrac. Vendasit u pajtuan me konstatimin e njeriut të
varfër dhe donin të hakmerreshin ndaj piktorit për koprracinë e tij.

Pas një kohe, piktori i
vjetër u sëmur, por askush nga vendasit nuk shkoi ta vizitonte. Jo shumë kohë
pas kësaj, piktori vdiq i vetëm në shtëpinë e tij.

Ditët po kalonin dhe
vendasit vunë re, se kasapi nuk po u shpërndante atyre mish falas siç kishte
bërë më parë. Kur u pyet për arsyen, ai u tha atyre: “Derisa piktori ynë
i vjetër ishte gjallë, ai çdo muaj më jepte një sasi të hollash dhe më thoshte,
që në vlerë të asaj shume, të shpërndaja mish tek vendasit e varfër. Mirëpo, pasi
që ai vdiq, unë më nuk jam në gjendje të shpërndaj mish falas.”

Prandaj, mos të bëjmë
gjykime të shpejta për një njeri në bazë të asaj që shohim, sepse ndoshta në jetën
e tij ka diçka që, nëse e zbulojmë, do ta ndryshonim mendimin tonë për të.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Loading...

Mos i humb

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni pritur

Kushtrim Guraj

Kuriozitete lidhur me Kur’anin

Kushtrim Guraj

Hutbeja e Bajramit të Kurbanit – 2020

Kushtrim Guraj

Si ndërtohen urat!

Kushtrim Guraj

A lejohet të hahen frutat– pemët nga pemishtja (e huaj) e lënë shkret?

Kushtrim Guraj

Nëse Islami është fe e dashurisë, pse muslimanët i vrasin kafshët për Bajram?

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net