MOS E ZEMËRO ATË QË E KE MË TË SHTRENJTË

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Artikuj Uncategorized

*E zemëroi nënën e vet dhe i thoshte vetes: “Nesër do të sillem mirë me të”, mirëpo ajo ndërroi jetë para se të vijë e nesërmja dhe mbeti dhembja e pikëllimi në gjoksin e tij.

*Doli nga shtëpia, pasi që e zemëroi gruan, edhe pse një fjalë dhe përqafim do të ishte e mjaftueshme që të shkrihet kjo pengesë mes tyre, mirëpo ajo u inatos dhe e refuzoi një gjë të tillë, e pastaj tha: “Mirë, kur të kthehet do të kërkoj prej tij një gjë të tillë”, mirëpo caktimi i i Allahut ishte që ai të del dhe të mos kthehet më.

*E mbylli derën e hyrjes me fuqi dhe doli shpejt që t’u bashkëngjitet shokëve duke e lënë pas vete prindin, i cili edhe përkundër asaj se e la të vetëm, mërzitej për të se ku do të shkojë dhe çfarë do t’i ndodhë dhe në momentet e kulmit të dëfrimit të tij dhe angazhimit me shokë, ia sjellën në celular dhe i thanë: “Allahu e mëshiroftë prindin tënd, ndërroi jetë!” Prindi i ndërroi jetë i ri, kurse ai shumë vonë u zgjua nga gjumi.

Këshillë për mua, për ju dhe për të gjithë ata që kanë zemër dhe ndërgjegje: Mos u zemëro me atë që e ke më të shtrenjtë, e pastaj ta vonosh të kënaqurit e tij deri të nesërmen!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-