Mos fol për pasurinë tënde, para një të varfri.
Mos fol për shëndetin tënd, para një të sëmuri.
Mos fol për forcën tënde, para një të dobëti.
Mos fol për lumturinë tënde, para një fatkeqi.
Mos fol për lirinë tënde, para një të burgosuri.
Mos fol për fëmijët tu, para atij që nuk ka fëmijë.
Mos fol për babanë tënd, para jetimëve.
Sepse të gjithë ata, nuk mund t’i përballojnë plagët.
Peshoji fjalët tua në të gjitha fushat dhe gjërat e jetës tënde, ndërsa marrjen parasysh të ndjenjave të huaja, bëje pjesë të personalitetit tënd, ashtu që të mos vjen koha, kur do ta gjesh veten të vetmuar në plagën tënde… prandaj, mos vallëzo në plagët e të tjerëve!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.