Kujtoni mëshirën e Allahut ndaj jush dhe begatitë e shumta që ju rrethojnë.
Nëse Allahu i Madhërishëm merr nga ju diçka, Ai do t’ua kompensojë me diçka akoma më të mirë nëse jeni të durueshëm dhe kërkoni shpërblim nga Ai.
Ndaj, mbështetu Allahut dhe leja brengat tua në duar të Tij. Vetëm kështu, me mbështetje të plotë në premtimin e Tij, në kënaqësinë me caktimin e Tij, me reflektim rreth krijesave të Tij dhe durimin dhe shpresën në ndihmën e Tij, qëndron një nga frytet më të mëdha dhe shpreh besimin e pamposhtur të besimtarit.
Pasuria, pamja fizike, fëmijët, shtëpia dhe talenti janë vetëm disa dhunti, ndaj jini të kënaqur…
“Merre atë që ta kam dhënë dhe bëhu mirënjohës!” (el-A’raf, 144)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.