Opoja.net

Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun

Islame
Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#4d4d4d” background=””]D[/miptheme_dropcap]ije se imani, besimi në Allahun, është shkak i çdo kënaqësie, qetësie, paqe e sigurie. Jeta shndërrohet në kaos dhe në fatkeqësi kur njeriu fillon të dyshojë dhe nuk beson.
Në jetën time kam takuar plot njerëz shumë të ditur, madje edhe gjenial, në zemrat e të cilëve nuk ka pasur dritë dhe udhëzim të Allahut, ata as që kanë pasur diç të thonë lidhur me Sheriatin.
Ebu Ala el-Meari lidhur me Sheriatin ka deklaruar: “Kundërthënie, për të cilën nuk mund të themi gjë.”
Raziu deklaron: “Kufiri i përsiatjes logjike dhe i arritjes.”
Xhuvejni i cili nuk ka ditur për Allahun, deklaron: “Më ka hutuar tërësisht Hemedani, më ka hutuar tërësisht Hemedani.”
Ibën Sina pohon: “Mendja aktive është ajo që ndikon në kozmos.”
Ilja Ebu Madi deklaron:

Erdha, por nuk e di nga,
shikova rrugën përpara dhe u nisa.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Shembuj të ngjashëm ka shumë, por të gjithë janë larg nga e vërteta.
E kam kuptuar vetë që njeriu është i lumtur në masë të besimit të tij. Sa më dyshues, më shumë ankohet dhe vuan. Edhe deklarimet e njerëzve të urtë e dëshmojnë këtë pohim. Fjalët e tyre janë rezultat i çrregullimit të vjetër, i mosbesimit dhe i mendjemadhësisë dhe ngjasojnë me deklarimin e faraonit:
“Unë jam zoti juaj më i madh!, tha ai.”[1]
Ose ndonjë fjalë tjetër të dalë nga goja e këtij tirani:
“O pari, tha faraoni, unë nuk e di që ju keni zot tjetër pos meje, kurse ti, o Haman, më pjek tulla dhe më ndërto një pirg që të ngjitem te Zoti i Musait, ngase unë mendoj që ai është vërtet gënjeshtar! Kurse ai dhe ushtritë e tij silleshin në Tokë pa kurrfarë baze dhe mendonin se nuk do të kthehen te Ne, andaj Ne i kapëm edhe atë edhe ushtritë e tij dhe i flakëm në det; shiko si kanë përfunduar jobesimtarët.”[2]
Sa të tmerrshme dhe të trishtuara janë këto fjalë të jobesimtarëve.
Xhems Elen në librin e vet Si mendon njeriu deklaron: “Njeriu mund ta zbulojë lehtë që gjërat dhe personat ndryshojnë në harmoni me mendimin dhe qëndrimin e tij ndaj tyre. Do të habiteshe se si ndryshon gjendja materiale e një personi kur ai e ndryshon mendimin e tij. Diç e shenjtë, që përcakton qëllimet tona, është shpirti.”
Lidhur me mënyrën e gabuar të të menduarit dhe ndikimin e tij flet Allahu i Madhërishëm në Kuran:
“Ju keni pandehur që i Dërguari dhe besimtarët nuk do t’i kthehen kurrë familjeve të veta; zemrat tuaja ishin të kënaqura për shkak të kësaj dhe ju menduat për më të keqen, ju jeni popull me shpirt të prishur.”[3]
“Pastaj, pas vështirësisë, ju dhuroi qetësi, disa prej jush i zuri gjumi, e të tjerët interesoheshin vetëm për vete, duke menduar për Allahun atë që nuk është e vërtetë, siç pandehin gojëkëqijtë dhe duke deklaruar: Ku është fitorja që na ishte premtuar? Thuaj: Për gjithçka vendos vetëm Allahu! Ata fshehin në vete atë që nuk ta shfaqin. Sikur të kishim pyetur për diç, deklarojnë ata, nuk do të vdisnim këtu. Thuaj: Edhe sikur të kishit mbetur në shtëpitë tuaja, ata të cilëve u është përcaktuar të vdesin sërish do të dilnin në vendin e vdekjes së vet, në mënyrë që Allahu ta provojë atë që e keni në gjokset tuaj dhe për të kuptuar atë që keni në zemrat tuaja – e Allahu i di mendimet e secilit.”[4]
Në vazhdim Xhems Elen deklaron: “Gjithçka që njeriu realizon është pasojë e mendimeve të tij… njeriu ka mundësi të lëvizë, të zhvillohet dhe të realizojë qëllimet e veta vetëm me ndihmën e këtyre mendimeve. Në të kundërtën, mbetet i dobët, i pafuqishëm dhe i pashpresë.”
Lidhur me qëllimet e vendosura dhe mendimet e sinqerta flet Allahu i Madhërishëm:
“Sikur të kishin qëllim të shkonin, me siguri do të përgatitnin për këtë atë që është e nevojshme, por Allahu nuk dëshironte që të shkojnë, andaj i ndali dhe u tha: Rrini me ata që rrinë!”[5]
“Sikur Allahu do ta dinte se prej tyre mund të ketë ndonjë e mirë, do të bënte të dëgjojnë, e sikur do të bënte edhe të dëgjojnë, ata sërish do të sprapseshin, ngase edhe ashtu kthejnë kokën pas.”[6]
“Allahu është i kënaqur me ata besimtarë të cilët t’u betuan për besnikëri nën pemë. Ai e dinte ç’ka në zemrat e tyre, andaj lëshoi një qetësi mbi ta dhe do t’i shpërblejë me fitore të shpejtë.”[7]

[1] Naziat, 24.

[2] Kasas, 38.

[3] Fet`h, 12.

[4] Ali Imran, 154.

[5] Teube, 46.

[6] Enfal, 23.

[7] Fet`h, 18.

Franca në ditët në vijim do të inspektojë 76 xhami

Linda Guraj

Dunjaja është për katër lloje të njerëzve

Linda Guraj

Islami dhe trajtimi i njerëzve me nevoja të veçanta

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net