Mrekullia e ndarjes së Hënës në dy pjesë

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Mrekullia e Hënës ndodhi 8 vjet pas shpalljes së detyrës së Profetit (s.a.s.). Prijësit e fisit të kurejshëve kishin vendosur të kërkonin nga Profeti (s.a.s.) t’u tregonte atyre një mrekulli me qëllim që t’i besonin.

Të gjithë së bashku, në orët e para të mbrëmjes, nisen drejt Profetit tonë, i cili ishte ulur nën dritën vezulluese të Hënës, duke biseduar me Aliun, Hudhejfe Ibni Jeman, Abdullah Ibni Mesudin, Enesin, Abdullah Ibni Abasin, Xhubejr Ibni Mutamin dhe Abdullah Ibn Omerin. Idhujtarët, të cilët kishin rrethuar atë grup të ndritur njerëzish, këmbëngulnin vazhdimisht për të bindur Profetin tonë, që t’u tregonte një mrekulli. Pas një këmbëngulje të gjatë, Profeti Muhamed (s.a.s.), ngrihet në këmbë dhe me dorën e tij të bekuar i drejtohet Hënës, e cila ndriste si të ishte një tabaka prej floriri.

Hëna, që nuk kishte gabuar qoftë edhe një sekondë nga detyra e saj nga dita e krijimit, për hatër të atij që ishte shkak i krijimit, me anë të shenjës së tij, u nda në dy pjesë, duke e lënë malin e Minasë ndërmjet dy pjesëve të Hënës së ndarë dhe duke formuar kështu një pamje të frikshme për të pranishmit. “Shikoni dhe dëshmoni! Dëshmoni!”, u thoshte Profeti (s.a.s.) shokëve të tij, kurse idhujtarët e habitur thonin që Profeti u ka bërë magji. Njëri nga idhujtarët, me mendimin se Profeti u ka bërë magji, vendosi të pyeste edhe të tjerët, nëse e kanë parë Hënën të ndarë apo jo. Ky mendim u mbështet edhe nga të tjerët, të cilët disa ditë më vonë, pyetën njerëzit që vinin me karvanë nga Jemeni dhe vende të tjera. Që të gjithë, të habitur nga kjo ngjarje, deklaronin se e kishin parë hënën të ndarë në dy pjesë dhe ishin frikësuar shumë. Pas kësaj, idhujtarët filluan të thonë: “Magjia e jetimit të Ebu Talibit, preku edhe qiejt”, duke vazhduar në këtë mënyrë inatin e tyre. Pra, edhe pse e panë me sytë e tyre këtë mrekulli, sërish vazhduan rrugën e mohimit të Allahut dhe të Profetit të Tij.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-