Opoja.net

Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për dhunë në familje në Dragash

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka qenë e paraparë të mbahet një seancë për dhunë në familje.

Mirëpo, për shkak të mungesës së të pandehurit, seanca është shtyrë për 12 maj 2020, në ora 14:00.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjyqtarja mbikëqyrëse e kësaj gjykate, Sabaheta Kurteshi.

“Nuk patëm kushte ligjore për mbajtjen e seancës. Po supozoj që për shkak të kufizimit të lëvizjes i pandehuri nuk ka mundur të vij. Për këtë arsye, në mungesë të tij, u desh ta shtynim seancën”, ka thënë gjyqtarja Kurteshi.

Sipas gjyqtares Kurteshi, ky është rasti i dytë i dhunës në familje që po trajtohet gjatë kohës së pandemisë në Gjykatën e Dragashit. /BetimipërDrejtësi

Rrëzohet një lis, lëndohen tre persona në Prizren

Opoja.net

Tre persona e therin me skalper një zjarrfikës në Prizren

Opoja.net

E trishtë/ Dhunohet një vajzë në Prizren

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend