Mallorca e Vedat Muriqit arriti që të rrëmbejë një barazim të artë ndaj Real Madridit, në xhiron hapëse të edicionit 2024-25 në La Liga.
‘Galaktikët’ nuk e nisën si duhet kampanjën e re, duke mos marrë më shumë se një barazim, pavarësisht se morën avantazhin fillestar, shkruan Sinjali Sporti.
Dueli përfundoi me rezultat 1-1, me madrilenët që zhbllokuan fillimisht sfidën me anë të Rodrigos në minutën e 13-të, por rezultati më pas u barazua nga sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili me një goditje të fuqishme me kokë pas një harkimi nga goditja këndore, i barazoi shifrat.
Pas ndeshjes, Vedat Muriqi u deklarua për “DAZN”, ku u shpreh mjaft i lumtur për golin e realizuar ndaj Real Madridit.
“Ndihem tmerrësisht, shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të nisim kështu, me pikë. Ne e dimë se Real Madridi është një skuadër e madhe, se ata mund të jenë më të mirët në botë, dhe të fillojmë me një pikë, dhe aq më tepër kundër Madridit, është e mrekullueshme, e mrekullueshme për ne”, u shpreh ai.
“Dhe akoma më i lumtur sepse pikën e shënoi pas golit të tij, që ka një kuptim të veçantë për të: “Duhet të jem i sinqertë, të shënosh një gol kundër Madridit është e mrekullueshme. E kam parë këtë në TV kur isha fëmijë, këtë ekip, këta lojtarë. Jam krenar për veten time, që kam shënuar një gol kundër Madridit, për ndarjen e fushës me këta yje botërorë, kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë”, tha tutje ai.
Muriqi tha se është gjithmonë e vështirë të luash lojëra në La Liga, por ka disa skuadra që kërkojnë më shumë, siç është Real Madridi.
“Nuk mund ta imagjinoni. Sapo i thashë Militãos që ‘ju jeni të gjithë shumë të shpejtë”. Lojtarë shumë të mirë, yje botërorë. Nga sot e tutje u uroj atyre dhe neve fat në rrugën tonë”, përfundoi Muriqi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.