Sot: 18.04.2019, patëm nderin dhe kënaqësinë që ta kemi në mesin tonë Myftiun e BIRK-së – Naim Tërnava, i cili ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij:
Sabri Bajgora – Kryeimam i BIRK-së,
Fatmir Iljazi – zëvendës i Kryeimamit të BIRK-së,
Rexhep Suma – sekretar i redaksisë së revistës “Dituria Islame”.
Ata, nga kryetari i KBI të Dragashit – Osman Mehmeti, u njohën për së afërmi me aktivitetet e KBI-së dhe të imamëve që punojnë në teritorin e kësaj komune, si dhe për përgatitjet gjatë muajit të Ramazanit.
Më pastaj, Myftiu mbajti një fjalim, si dhe uroi për ardhjen e muajit të Ramazanit.
Marr nga hoxhë Kasam ef. Muhameti
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.