Myftiu Naim ef.Tërnava është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini dhe Zyrëtarë tjerë Komunal.

Myftiu ef. Tërnava, uroi kryetarin Xheladini për mandatin e të parit të Komunës, duke çmuar dhe vlerësuar kështu gatishmërinë e tij dhe të Komunës së Dragashit për të bashkëpunuar me Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Z.Tërrnava pasi dha një letërnjoftim të BIK-ut që nga periudha e okupimit e deri me sot, ai gjithashtu nuk e la pa përmendur dhe kontributin e besimtarëve të Komunës sonë në ndihmën dhe përkushtimin e dhënë për Bashkësin Islame të Kosovës, duke thënë se edhe pse jeni ndër komunat më të varfra, jeni të parët sa i përket ndihmave qe na ofroni neve.

Nga ana e tij, kryetari Xheladini pasi falënderoj për vizitën, tha se çmojmë lartë rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët çdo herë kan qenë në funksion të mirëqenies së qytetareve, kultivimit të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare.

Myftiu Tërnava dhe kryetari Xheladini diskutuan edhe për bashkëpunimin e mirë që ka mbretëruar ndërmjet Këshillit të BI-së së Dragashit dhe Komunës, si dhe u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej ky bashkëpunim, dhe që të iniciohen edhe projektet të reja, gjithnjë në interes të komunitetit tonë.

Pas këtij takimi, Kryetari Xheladini dhe Myftiu Tërnava së bashku kanë vazhduar për në Xhaminë kryesore në Bresanë, ku së bashku kanë kryer lutjet e namazit të Xhumasë, si dhe kanë përcjellur ceremonin e rrëzimit të Hatmës nga ana e nxënësëve të mësim besimit fetar të përgatitur nga Imami i kësaj Xhamie.
linku : rrëzimi i hatmës

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-