Namazi i drekës në vend të namazit të xhumasë kur ndjehemi të ftohur

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Pyetje:

A është e mundur falja e namazit të drekës në vend të namazit të xhumasë, në kohë pandemie, kur ka rrezik nga takimi i njerëzve, sidomos kur ndjehesh i ftohur dhe me simptome të lehta gripi?

Përgjigjja:

Në gjendje dhe rrethana normale, një ftohje e lehtë, nuk llogaritet sëmundje e cila do ta arsyetonte mos faljen e namazit të xhumasë. Mirëpo, marrë parasysh gjendjen e përkeqësuar të përhapjes së korona-virusit SARS-CoV-2, si dhe nevojën për t’ju shmangur turmave të mëdha të njerëzve, si preventivë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi, konsiderojmë se lejohet mos falja e namazit të xhumasë në një gjendje të tillë. Allahu xh.sh. e di më së miri!

Prof. Dr. Enes Ljevakoviç
Fetve-i emini pranë BI të Bosnjë dhe Hercegovinës

Përktheu:
M. Alija

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-