Këtë vit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës organizoi garën e shahut, në të cilën morën pjesë 30 kandidatë nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Naser Tafili, si një nga entuziastët e mëdhenj të Shahut, mori pjesë në këtë garë të organizuar nga DKRS e Kosovës si kandidati i vetëm nga Komuna e Dragashit.
Naser Tafili është një konkurent i njohur për rajonin e Opojës pasi ka marrë pjesë në shumë ngjarje të tilla ku ka fituar shumë herë.
Në një prononcim të shkurtër dhënë për redaksinë e Televizionit Opoja, Naseri thotë se ndjehët shumë krenar që përfaqëson komunen e Dragashit në garat kombëtare të shahut.
Ai dëshiron të dërgojë një kërkesë në institucionet tona komunale që ata të jenë më të përfshirë në aktivizimin e të rinjve në gara të tilla thotë Naser Tafili përcjell televizioni Opoja.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.