Nata e Regaibit – nata e dëshirës, asaj lutje të pejgamberit Ibrahim a.s., kur nga thellësia e zemrës së tij u lut për plotësimin e dëshirës së tij: “Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi. (El-Bekare, 129) .
Dëshira e Ibrahimit a.s. e përjetoi plotësimin e saj në prag të së premtes së parë të muajit Rexheb, kur nëna e nderuar Emine e kishte ndierë veten se kishte ngelur shtatzënë dhe se do të ishte nëna e meshirës dhe shpresës së botëve.
Nata e dëshirave, sepse u plotësua shpresa e zemrës së çdo besimtari. Nata e cila hap portat e udhëtimit në sferat më të larta qiellore (Miraxh), çlirimin e plotë (Berat) dhe stacionit përfundimtarë që përfshin gjithë jetën (Kadr).
Dëshira u plotësua, udhëtimi ka filluar, qëllimi është aty – nata e Ragaibit, paralajmëruese e muajit të bekuar të ramazanit, muajit të Kuranit.
Përktheu: Arsim Dauti
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.