Opoja.net

Ndahet nga jeta infermieri Ymret Kamberi

Është ndarë nga jeta infermieri i mjekësisë familjare në Prizren, Ymret Kamberi.

Lajmin për vdekjen e Kamberit e ka dhënë drejtoresha e shëndetësisë, Burbuqe Berisha, e cila i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij.

“Sot u nda nga jeta kolegu ynë Ymret Kamberi.
Në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë shpreh ngushëllime për të gjithë familjarët dhe kolegët”, ka thënë Berisha.

Poashtu edhe drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se është lajm shumë i trishtueshëm vdekja e Kamberit.

“Qfar lajm i trishtueshëm.Na ike shpejt o shok ,mik ,kolegë Ymret Kamberi.
Pusho i qetë në parajsë.
Në emër të QKMF -Prizren ngushllime për familjen dhe kolegët tanë”, ka thënë Elezkurtaj.

586

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net