Pas një sëmundjeje, ka ndërruar jetë h. Abdurrahim (Milaim) Milaimi nga Bresana, në moshën 78 vjeçare. Varrimi i tij bëhet në Bresanë, sot më: 04.07.2015. Namazi i xhenazes, do t’i falet në xhaminë e vjetër të Bresanës, pas namazit të drekës.
“U jam mirënjohës familjes Milaimi, që pata qenë imam i tyre gjatë Ramazanit para 20 vitesh – në shtëpinë e këtij rahmetliu, dhe që më nderonin e më nderojnë. Tanë haxhi, Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenetin Firdeus” shkruan Kasam Muhameti (Imam në xhamin “Muderris Rexhep Ismajli” në Bresanë)
-(Në të djathtë , rahmetliu: h. Abdurrahim Milaimi, ndërsa në të majtën, rahmetliu: h. Bejtullah Rexhepi. Në mes, Hoxha Kasam Muhameti) Fotoja është realizuar në shtëpinë e rahmetliut h. Nysret Shyqriu nga Bresana, më: 02.07.2010). (Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.