Ndërroi jetë Hajri Abdulmexhit Mexhiti

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Hajri Abdulmexhit Mexhiti – (1927-2017).

Ka lindur në Kuklibeg të Dragashit. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, si dhe mësimet fetare i ndoqi te hoxhallarët e asaj kohe dhe tek muderris Rexhep Ismaili në medresenë e Bresanës, kurse një pjesë të mësimeve fetare i ndoqi edhe në Shkup. Më 1973 qe shpërngulur me familjen e tij në Prizren.
Ka shërbyer në disa vende. Imam i rregullt, shërbeu në:
Brestofc, Rahovec 1953-1956.
Buzofc,Tetovë 1957-1960.
Peqan,Suharekë 1961-1967.
Tuz,Mal i Zi 1968-1969.
Dinosh, Mal i Zi 1970.
Gjinoc,Suharekë 1971-1985.
Mushnikovë, Prizren 1986-1988.
Hoqë e qytetit,Prizren1989-1992.
Kurillë, Prizren1993-1995.
Muderris Alia, Prizren1996-1997.
Ndërsa muezin shërbeu në xhaminë Haxhi Mahmuti, Prizren 2000-2008.
Haxhin e kreu në vitin 1970.
Hoxha h. Hajri Mexhiti bën pjesë në hallkën e fundit të brezit të vjetër të hoxhallarëve. Vlen të theksohet se është prindi i prof. Reshat Mexhitit.
Varrimi i tij do të bëhet të premten më 10.03.2017 në Prizren, ndërsa namazi i xhenazes falet pas namazit të xhymasë në xhaminë e Bajraklisë në Prizren.

Autori: Kasam Muhameti

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-