Opoja.net
Meka Mish e re

Ndodhi ajo që pritej – Aksident tek Laku i Rapçës!

Ka kohë që është shëmbur në disa pjesë aksi rrugor, nga udhëkryqi ku lidhet rruga e fshati Rrenc e deri tek udhëkryqi ku lidhet rruga e fshatit Rapçë. Por, përderisa pjesët tjera ishin sanuar, në afërsi të lidhjes për në fshatin Rapçë, rruga e dëmtuar ka mbetur që nga vjeshta e vitit të kaluar.

Aty është hedhur kohë pas kohe makadam por asnjëherë nuk u sanua në tërësi. Kjo ka bërë që automjetet ta shfrytëzojnë vetëm një korsi, për t’i ikur pjesës së shëmbur të rrugës, në magjistralen që lidh Dragashin me botën. Për pasojë, të hënën ka ndodhur një aksident serioz, me të lënduar lehtë, por që dëmët materiale në dy automjetët janë të konsiderueshme.

Kjo ka bërë që të reagojnë banorët e kësajë zone, duke thënë se aksidente të tilla janë pritur të ndodhnin që nga vjeshta, kur njëra korsi ishte shëmbur. “Paramendojeni, gjithë dimrin e kemi kaluar duke u frikësuar, sa herë kemi kaluar këtejpari. Edhe ashtu kjo magjistralë ka mbetur pa u ndërtuar njëherë e mirë, që nga paralufta dhe, kur i shtohen edhe këto dëmtime, të cilat nuk po sanohen, ndihemi sikur të harruar. Nga ana tjetër, ne vazhdojmë të paguajmë taksa për automjetet, tash e njëzet vjet, sikurse e gjithe Kosova”, u shpreh njëri nga banorët e kësaj ane, duke shtuar se po ndihet sikur i harruar nga ministria përkatëse, e cila ka paralajmëruar se kjo rrugë do të riparohet me standardet më të fundit.

Kujtojmë se gjatë fushatave parazgjedhore, temë boshte ka qenë premtimi se kjo rrugë do të ndërtohet, madje me tre korsi. Por, deri më tani ende nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Rreth një muaj më parë, në emisionin tonë “Aktualitete”, kryatari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, pati thënë se projekti për këtë rrugë tashmë ka përfunduar dhe së shpejti pritet të fillohet më punë, e cila do të zgjasë tre vjet, pasi kjo rrugë do të ndërtohet, pothuajse nga fillimi. /Radio SHARRI – Dragash

Mos i humb

Vidhen para në një shtëpi Dragash

Opoja.net

Dragashi argëton diasporën me Festival folkloriko – burimor

Opoja.net

Është nënshkruar kontrata për zgjerimin e rrugës Zhur-Dragash-Zaplluxhe-Brod

Opoja.net

Theren me thikë dy pylltar në Dragash

Opoja.net

Të mërkuren sërish është aksidentuar një kamion në dalje të fshatit Plavë të Dragashit, fatmirësisht pa të lënduar

Opoja.net

Dhjetë të akuzuarit mohojnë se kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net