Opoja.net

Në Brrut varroset Jenuz Nebiu – Dyshohet nëse ishte viktimë e Covid – 19

Opoja
Në Brrut varroset Jenuz Nebiu – Dyshohet nëse ishte viktimë e Covid – 19

Jenuz Nebiu (1963) është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes, në Brrut të Dragashit, nën masat e sigurisë, ashtu siç po varrosen viktimat e virusit Covid-19. Por, askush nuk është në gjendje të thotë, nëse ai ishte viktimë e këtij virusi apo vdiq si pasojë e sëmundjeve kardiake.

Raporti i fundit i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bën me dije se mbrëmë, në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti, Jenuz Nebiu, nga Prizreni. Por, në këtë njoftim nuk thuhet se i ndjeri është nga fshati Brrut, komuna e Dragashit. Madje, nuk thuhet nëse ishte viktimë e virusit Covid-19.

Një burim i besueshëm i stafit mjekësor tha për redaksinë tonë se i ndjeri, ndonëse ishte i dyshuar si i prekur me këtë virus famëkeq, ai ndërroi jetë nga një sulm në zemër. “I ndjeri ka qenë i prekur nga Corona, por ai vdiq si pasojë e arrestit kardiak. Fillimisht është diagnostifikuar pozitiv me këtë virus e pastaj, si komplikim, ka ardhur edhe arresti kardiak”, tha ky burim.

Sido që të jetë, i ndjeri njihet në këto anë si një përson tejet miqësor, i butë dhe tejet i sjellshëm. Kjo ka bërë që të mbeteshin të pikëlluar një masë e gjerë e popullatës nga komuna e Dragashit dhe jo vetëm, pasi ai jetonte dhe vepronte në qytetin e Prizrenit. Copyright © 

Loading...

Mos i humb

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e vogëlushit Denis Xhabali

Opoja.net

Ndërron jetë defektologu, I parë shqiptar Irfan Bojaxhiu

Opoja.net

Piraj: Institucionet e Kosovës në vend që ta menaxhojnë krizën ekonomike, e thelluan atë

Opoja.net

3 raste në Dragash dhe 205 në të gjithë Kosovën me Covid – 19

Opoja.net

‘Nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së’

Opoja.net

207 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 1 rast në Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net