Komuna e Dragashit deri tani nuk ka zbatuar standardin e barazisë gjinore. Nga tetë drejtoritë e komunës 5 do udhëhiqen nga drejtor burra, ndërsa tri drejtori kanë mbetur ende pa u emëruar.
Opoja.net kishte raportuar për emërimin e katër drejtorëve më parë.
Eroll Bajrami nga PDK është zgjedhur drejtor i Administratës, Vloran Cenaj nga PDK, drejtor i Arsimit, Valon Shabani nga PDK drejtor për Ekonomi, Financa e Zhvillim, Bean Haxhihasan nga VAKAT drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Lirim Hajredini nga AKR drejtor për Kulturë, Rini e Sport.
Kryetari i ri i komunës në një deklaratë për KALLXO.com ka thënë senë ditët që vijnë pritet edhe emërimi i 3 drejtorëve të tjerë.
Ndër të tjera, Opoja.net, ka shkruar se në web faqen e kësaj komune ende nuk është ndërruar profili i kryetarit të kaluar.
Edhe pse zyrtarisht, Shaban Shabani është kryetar i Komunës së Dragashit, në web faqe të kësaj Komune, te profili i kryetarit qëndrojnë foto dhe të dhënat e kryetarit të kaluar Salim Jenuzi.
Gjithashtu, Shabani para se të zgjidhej kryetar ka dhënë zotimet e veta të cilat pritet t’i përmbushë gjatë mandatit të tij katër vjeçar.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.