Për herë të parë në komunën e Dragashit është zgjedhur një grua në krye të një drejtorie.
Liridona Misinaj do të jetë udhëheqëse në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërkaq kjo thotë se me punën e saj do të jetë dëshmi se gratë janë të zonjat si vendimmarrëse, njofton Klan Kosova.
Misinaj mund të mbetet e vetme në këtë mandat si drejtoreshë, pasi kryetari, Bexhet Xheladini, deklaron se ka planifikuar të zgjedhë gra në disa pozita tjera në disa drejtori, por jo si udhëheqëse.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.