Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Dragash ka organizuar mbledhjen e radhës zgjedhore, këtë herë në fshatin Plavë, ku ka themeluar Pikën e saj.
Atje në krye të Pikës është zgjedhur Kodran Piraj. Gresa Cenaj është zgjedhur nënkryetare e Pikës Plavë, ndërsa Diellza Xhabali në “pozicionet drejtuese të Pikës dhe ato të deleguara.”
Më poshtë ju përcjellim njoftimin e plotë nga faqja LVV-Qendra Sharr:
“Zgjedhjet në Pikën Pllavë
Për herë të parë që nga organizimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Sharrit, është themeluar Pika Pllavë.
Sonte, në praninë e anëtarëve/eve dhe aktivistëve/eve, është mbajtur mbledhja zgjedhore në Pikën Pllavë.
Në tubimin zgjedhor të Pikës, u zgjodhën: Kryetar i pikës, z.Kodran Piraj, Nënkryetare znj. Gresa Cenaj, Drejtuese e SGA në Pikë, znj. Diellza Xhabali, pozicionet drejtuese të Pikës dhe ato të deleguara, të cilët tash e tutje do ta përfaqësojnë këtë Pikë në Këshillin e Qendrës.
Strukturat organizative të Lëvizjes prezente kudo në Sharr, do e ndihmojnë dukshëm organizimin edhe më të mirë të Organizatës tonë. E, edhe fitoren e Lëvizjes, do e bëjnë më masive e madhështore.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sharr,
15 nëntor, 2020.”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.