Në Komunën e Dragashit gjithsej 18 të vdekur nga Coronavirusi (Video)

Opoja
Në Komunën e Dragashit gjithsej 18 të vdekur nga Coronavirusi (Video)

Dy vëllezër nga fshati Bellobrad i Dragashit kanë humbur jetën brenda tri ditësh si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Dragashit, Ramadan Jashari, vëllezërit u dërguan për trajtim direkt në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Ata nuk kanë kërkuar fare ndihmë mjekësore në qendrat e komunës sonë, por drejtpërdrejt kanë shkuar në Spitalin Regjional të Prizrenit ku janë trajtuar një kohë, por fatkeqësisht brenda dy-tre ditëve të trajtimit spitalor të dytë  kanë humbur jetën”, thotë për RTK-në Ramadan Jashari, përcjell Telegrafi.

Dy vëllezërit kishin një diferencë në moshe prej katër vitesh dhe vetëm njëri vuante nga sëmundje tjera tregon nipi i tyre Xhemail Kalanderi.

“Shemsedin Qafleshi kishte edhe sëmundje tjera kronike prej disa vitesh. Në Spitalin e Prizrenit i kemi dërguar ditën e diel ku është pranuar nga mjekët kujdestarë. Deri në ditën kritike është trajtuar në mënyrë shumë korrekte. Falënderoj gjithë personelin për kujdesin ndaj tyre…Ditën e premte i janë shfaqur problemet më të mëdha. Deri atë ditë nuk kanë pasur shumë probleme”, deklaron për RTK-në Xhemail Kalanderi.

Nga marsi deri më tani në Komunën e Dragashit kanë humbur jetën 18 persona, thotë drejtori Ramadan Jashari./Telegrafi/

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi përcolli nga afër punimet e rrugës Tyrbe-Zaplluxhe

Fisnik Guri

Komuna e Dragashit ribëhet me Stacion Meteorologjik

Opoja.net

Komuna e Dragashit renditet e pesta në Kosovë për nga numri i librave, ndërsa e nënta për nga numri i lexuesve në bibliotekën e qytetit

Fisnik Guri
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net