Në mëshirën e kujt ka mbetur kjo rrugë?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Dimri po afrohet derisa kjo rrugë ende ka mbetur e papërfunduar.

Rruga gjendet në fshatin Kosavë dhe lidh dy rrugët e lagjeve Besen dhe Kalander me rrugën kryesore të fshatit.

Në të është hapur gypi i kanalizmit falë ndërhyrjes së organeve komunale, i cili ishte zënë para disa muajsh. Gypi u hap, kurse rruga mbeti në një gjendje të mjerueshme.

Banorët e këtyre dy lagjeve mbesin të shqetësuar me fatin e saj, pasi që gjatë dimrit mund të jetë vështirë e kalueshme.

Prandaj, ata pyesin veten: Në mëshirën e kujt ka mbetur kjo rrugë? Të vetë banorëve të fshatit apo të organeve komunale?!  /Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-