Në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë Shaban Mejzini, më i madhi nga shtatë vëllezërit e familjes së madhe të Xhemali Mejzinit nga fshati Kosavë. I ndjeri, edhe përkundër moshës së shtyrë, asnjëherë nuk e kishte braktisur pasionin për futbollin, duke u bërë i njohur në të gjithë Kosovën si njëri ndër tifozët më të vjetër të Kombëtares së Kosovës në Futboll.