Në një rrugë të fshatit Kuk të Dragashit është gjetur një kallashnikov dhe municion.
Sipas policisë njësiti policor gjatë patrullimit afër rrugës ka hasur në një armë AK-47 me 28 fishekë të kalibrit 7.62mm.
Arma është konfiskuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori./GazetaePrizrenit.net