Mbrëmë në fshatin Kuklibeg të komunës së Dragashit janë vjedhur rreth 100 dele, për të cilat pronari po kërkon ndihmën e secilit që mund të dijë diç rreth këtij rasti. Kjo, sepse ai të vetmin burim financiar e ka nga këto bagëti.
Sipas asaj që është raportuar në redaksinë tonë, pronari Nesim Halimi, kishte udhëtuar për në Prizren, pasi kishte një rast urgjent në spital dhe, persona të paidentifikuar deri më tani, e kanë shfrytëzuar mungesën e tij që të futen në stallë. Rasti është raportuar edhe në polici, e cila ka dalë në vendngjarje për t’i mbledhë provat e mundshme që do të çonin në zbulimin e hajnave.
Megjithëkëtë, Nesimi po kërkon edhe ndihmën e secilit që ta njoftojë, nëse kanë ndonjë informacion, ose të raportojë në polici. Ai madje ka lënë edhe një numër telefoni (044 33 55 38), përmes së cilit mund ta kontaktojnë nëse i shohin delet me shenjën dalluese si në foto.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.