Policia e Kosovës njofton se në Dragash një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm.
Siç njofton policia me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Shajne, Dragash / 13.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

