Opoja.net

Në Tyrbe të Plavës plaçkitet pompa e derivateve “Nivelizimi”

Në Tyrbe të Plavës plaçkitet pompa e derivateve “Nivelizimi”

Në fshatin Plavë të Dragashit, saktësisht tek Tyrbja, në orët e para të mëngjësit të djeshëm është plaçkitur pompa e derivateve “Nivelizimi”, ndërkohë që policia ka bërë me dije sot se një person është intervistuar lidhur me këtë rast.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në objektin e pompës me derivate, me forcë është depërtuar brenda dhe nga aty janë vjedhur një shumë parash. Lidhur me rastin, një i dyshuar është intervistuar në stacionin policor”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Redaksia jonë, pasi ka marrë vesh se për cilën pompë bëhet fjalë, ka kontaktuar me pronarin e saj, nga i cili ka mësuar se bëhet fjalë për plaçkitjen e një shume të konsiderueshme parash. “Bëhet fjalë për një shumë rreth 700 euro, të cilat janë plaçkitur, duke depërtuar me forcë brenda objektit.

Tashmë rastin e ka në dorë policia dhe po shpresojmë të merret vesh se cili është ai trim, i cili ka marrë guximin që me djersën e huaj të përfitojë para”, tha për redaksinë tonë pronari, Driton Selmani, duke shprehur demoralizimin e tij, për faktin se, siç u shpreh, përpos vështirësive tjera në këtë pandemi, bizneset po ballafaqohen edhe me këtë dukuri. /Radio Sharri – Dragash/

Aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së

Opoja.net

DKA në Dragash ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar

Opoja.net

U zhvillua edicioni i dytë i garës ndërkombëtare të skijimit “Dardania Cup”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net