Nënë, Muhamedi a.s. thotë të vërtetën! Keshtu do t’i thoshte Jasiri, njeri nga shoket e Pejgamberit a.s., nënës se tij. -Po biri im, – do t’i thoshte e ëma, kur depertoi drita e Kuranit ne zemren e saj, -shko te Muhamedi a.s., shko, ai eshte i drejte. Ai e thote te verteten, ai nuk genjen, nuk mashtron, eshte i mire, ndihmon te dobetit dhe jetimet… shko..
Une kete desha t’ia thosha nje orientalisti. Kete dua t’ua them gjithe njerezve. Te shkojme pas Muhamedit a.s….
Para disa muajsh zhvillova nje bisede me nje orientalist evropian rreth islamit dhe krishterizmit. Orientalist, per ata qe nuk e dine, eshte nje studiues jomusliman qe studion islamin. I tregova se kemi raporte te mira me ithtaret e feve te tjera. Gjate bisedes e pyeta se cfare mendimi kishte per Muhamedin a.s. nga e gjithe ajo qe kishte lexuar?! Me tha: -Kam mendim te mire. Vazhdova dhe i thashe: -A mendoni se Muhamedi a.s. ka qene vertet i derguar i Zotit sikurse te derguarit e tjere, apo thjesht ishte nje njeri i urte dhe reformator religjioz? Ngriti supet. I thashe: -Kam lexuar nje historian te madh britanik i cili thoshte se Muhamedi duhet te kete qene vertet i derguar i Zotit. Perndryshe nese thjesht ishte nje pretendues mashtrues atehere s’do kishte kuptim jeta. Si mundet nje mashtrues, thote ai, te sjelle nje fe qe ndiqet nga miliona e miliona njerez… qe sot eshte aq shume e perhapur dhe ka rritjen me te madhe?! Ikujtova se Muhamedi a.s. ishte i njohur ne Meke nga bashkeqytetaret e tij si njeri i ndershem dhe besnik. Nuk kishte genjyer asnjehere asnje njeri. I thashe se si mundet qe nje njeri qe s’kishte genjyer per ceshtjet e kesaj bote, te mundt te genjente per Zotin?! I thashe se a keni menduar ndonjehere, c’iu desh Muhamedit a.s. te na urdheronte te falim 5 vakte namaz. Pse nuk na la vetem me namazin e dites se xhuma!? A nuk do te kishte me shume qe do e pasonin. Pse 5 vakte brenda 24 oreve?! Pse pastaj na tha se duhet te pastrohemi dhe te marrim abdes per namaz.
Pse na urdheroi qe te falim nazin e sabahut para se te lind dielli. Pse na zgjoi kaq heret nga gjumi?! I tregova rastin kur i kishte vdekur Ibrahimi i vogel dhe kishte qelluar zenia e diellit. Njerezit kishin filluar te thonin se dielli shprehte pikellimin per vdekjen e djalit te Pejgamberit a.s. Pejgamberi a.s. ne vend qe te shfrytezonte theniet e tyre ne favor te tij, perkundrazi, ai kishte thene se zenia e diellit eshte fenomen natyror qe ska te bej me vdekjen e asnje personi! Kur i ofruan paria e Mekes qe ai te jet i pari i Mekes dhe t’ia plotesonin gjithe deshirat me kusht qe te mos fliste kunder zoteve te tyre. Ai kishte refuzuar duke thene fjalet e njohura: sikur te ma vene diellin ne dore e djathte dhe henen ne te majten nuk heq dore nga kjo rruge deri sa te fitoj fjala e Zotit. I thashe a mund te dalin keto fjale nga goja e nje mashtruesi?!. Kur i kishin ofruar paria e Mekws qe tw bente kompromis: nje vit ai te adhuronte idhujt e tyre dhe vitin tjeter ata do adhuronin Allahun. Ai kishte refuzuar. Pse nuk pranoi?! Cfare iu desh qe ti sfidonte poetet dhe oratoret arab permes Kuranit duke kerkuar nga arabet qe te sillnin nje liber te ngjashem me Kuranin fisnik. Cfare iu desh te hyj ne nje sfide e cilla mund te ishte me disfate te panevojshme per te. Pse zgjohej naten dhe falte namaz deri sa i enjteshin kembet, sakohe qe nuk e shihte asnje njeri vec bashkeshortes se tij. Mashtruesi mund ti mashtroj te tjeret por jo edhe veten. Pse te kerkonte nga ne qe te agjerojme nje muaj te tere. Pse te na obligonte me obligime jo te lehta. I thash pse u desh, nese ai ka qene autor i Kuranit, qe te mohonte meritat e tij rreth Kuranit duke thene se ai nuk eshte autor i Kuranit?! Pse u desh te jetonte thjesht dhe jo i pasur nese kishte per qellim te realizonte ambiciet e tija te kesaj bote ….I kujtova se si Muhamdi a.s. kur hyri triumfues ne Meke ishte hipur mbi deve dhe kishte ulur koken sikur te binte ne sexhde ne shenje mirenjohje dhe falenderimi ndaj Krijuesit per kete fitore. Mund te hynte kokelarte dhe me arrogance sikurse bejne udheheqesit e ushtrise nga gazellimi gjate ngadhenjimit te tyre…I kujtova edhe disa gjera te tjera. Ne syte e tij vereja se ishte i prekur dhe miratonte fjalet e mia. Ne nje moment mendova se do ta thoshte shehadetin. I teri ishte i humbur ne mendime. Kur u ngritem me tha kjo bisedo ishte shume me rendesi per mua, me ka shtyre te meditoj thelle dhe me ka prekur. Iu luta Zotit gjate pershendetjeve tona qe Allahu te ndricoje zemren e tij me kuptimin e monoteizmit islam dhe me driten kuranore. Verejta se ne zemrën e tij kishte gatishmeri per pranimin e te vertetes. Lus Zotin e Gjithemeshirshem qe cdo njeriu qe vertet kerkon te verteten t’ia ndricoje zemren me driten e Kuranit. Nuk i dihet nje dite ne se bashku, une dhe personi ne fjale mund ti biem ne sexhde Allahut në xhami.
Marr nga profili në facebook i prof. Ajni Sinani
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.