Nënkryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Dragash, Blendiana Sela, i është bashkëngjitur radhës së gjatë të atyre që kanë reaguar për ngritjen e aktakuzave dhe arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Reagimi i saj lidhet në veçanti me Kadri Veselin, kreut të partisë së cilës i përket.
“Në një shtet ku mbytësit nuk gjykohen dhe shpëtuesit i merr gjykata, ka vdekur drejtësia dhe është varrosur”, ka shkruar ndër të tjera Blendiana Sela në profilin e saj në Facebook. Ajo ka shtuar se “me Kadriun kishim një opozitë të fortë, tani pa të kemi përsëri opozitë të fortë që me krahë të hapur po e pret kryetarin e vet për t’u kthyer i pafajshëm”.
Postimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
“Ne nje shtet ku patrioti quhet tradhtar dhe tradhtari quhet patriot, vetem shtet nuk mund ta quajsh. Ne nje shtet ku mbytesit nuk gjykohen dhe shpetuesit i merr gjykata, ka vdekur drejtesia dhe eshte varrosur. Ne nje shtet ku clirimtaret burgosen dhe ata qe na burgosen e na çrrenjosen nga vendet tona jetojne te qete, aty liria eshte zhdukur. Liria ka emer dhe ata qe jane brenda do te dalin por si do te mbeten te paftyret qe kurre fytyre nuk paten dhe i drejtuan çlirimtaret drejt Hages.
Me Kadriun kishim nje opozite te forte tani pa te kemi perseri opozite te forte qe me krahe te hapur po e pret kryetarin e vet per t’u kthyer i pafajshem!
Blendiana Sela
Nenkryetare e RDK-s , Dragash”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.